Boshnjakovski: Himni mbetet i njëjtë

Himni kombëtar mbetet, as është biseduar ndonjëherë himni të pësojë ndryshime, as edhe do të bisedohet rreth asaj. Himni mbetet i njëjtë edhe tekstualisht dhe instrumenatalisht, tha në pres konferencën e sotme zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Marketing

“Dje për shkak të vonesës gjatë zbritjes së avionit me kryeministrin grek Aleksis Cipras janë lënë të gjitha aktivitetet solemne gjatë pritjes të cilët përfshijnë gardën, vënien e luleve dhe intonimin e himnit mes tjerash edhe para Qeverisë”, ka thënë Boshnjakovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

“Himni në asnjë rast nuk ka qenë kontestues. Marrëveshja e Prespës në asnjë mënyrë nuk reflekton mbi himnin kombëtar. Si konfirmim në periudhën pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës në më shumë raste himni kombëtar është intonuar para përfaqësuesve zyrtar grek siç ka qenë ngritja e flamurit të NATO-s para ndërtesës së Qeverisë”, ka thënë Boshnjakovski.
Në kontekst të kësaj, ai ka shtuar se e njëjta ka ndodhur para disa ditësh në Ditën kombëtare të Republikës së Greqisë në një rast të organizuar nga Ambasada greke ku është intonuar himni jonë.

“Poashtu në gara sportive siç kanë qenë kualifikimet në Greqi për Kampionatin evropian të hendbollit kombëtarja jonë ka luajtur në Greqi ku është intonuar himni jonë kombëtar. Këto janë shembuj të cilët tregojnë se himni nuk ka qenë kontestues, as do të jetë kontestues”, ka thënë zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.