Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me Mirjana Spolariq-Eger, ndihmëse e administratorit të programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe drejtoreshë e Byrosë rajonale për Evropë dhe Bashkësinë e shteteve të pavarura, e cila po qëndron për vizitë dyditore në vend.
“Në takim është shprehur kënaqësia e ndërsjellë nga bashkëpunimi i shkëlqyer dhe i frytshëm që ekziston midis përfaqësuesve të sistemit të KB-së në vend dhe u këmbyen mendime edhe për aktivitete vijuese nga bashkëpunimi me UNDP-në të cilat, siç theksuan dy palët, janë mbështete e madhe për realizimin e prioriteteve dhe realizimit të procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut”, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.
Kryeministri Zaev, informoi për ngjarjet më të reja në shtet, duke potencuar se Qeveria pas zgjidhjes së kontestit shumë vjeçar me Greqinë është e përkushtuar në procesin e realizimit të qëllimeve strategjike të shtetit, anëtar e plotfuqishme e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
“Bashkëpunimi me UNDP-në është shumë i frytshëm dhe shpreh kënaqësi për partneritet që është krijuar me Qeverinë e Maqedonisë për projektet të cilat kanë të bëjnë me modernizimin e arsimit, mbështetje në projektet për përfshirje të të rinjve dhe punësimin e tyre më të lehtë, duke i shfrytëzuar modelet e UNDP-së për profesione të cilat e rrisin punësimin dhe e ndihmojnë sipërmarrësinë, si dhe ndërtimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile”, theksoi kryeministri Zaev, duke potencuar se synimi kryesor është zhvillimi ekonomik i vendit, nxitje të investimeve dhe prosperitet për qytetarët e saj, por edhe për vendet e tërë rajonit.
Zaev potencoi se shembujt e suksesshëm nga bashkëpunimi i përbashkët dhe mënyra në të cilën Maqedonia e Veriut i zgjidh çështjet zhvillimore mund të ndahen përmes rrjetit të UNDP-së. Gjithashtu është shprehur gatishmëri për nxitje dhe përmirësim të bashkëpunimit digjital në rajon, duke e theksuar transformimin digjital, i cili është edhe një prej prioriteteve të Strategjisë së BE-së si e nevojshme për rritjen e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve.
Bashkëbiseduesit shprehën pritje dhe siguri për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm lidhur me definimin e përbashkët të prioriteteve strategjike, aktiviteteve vijuese, implementimin e projekteve ekzistuese nga interesi i shtetit dhe qytetarëve, të cilët janë të rëndësishme edhe nga aspekti i përafrimit të vendit ndaj standardeve të Bashkimit Evropian.