Pacolli: Kosova është e bekuar që ka në krah SHBA-në

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar sot me Ambasadorin amerikan në Senegal, Tulinabo S. Mushingi.
Pacolli tha aty ku prezent është SHBA patjeter që Kosova ndihet e sigurt.

Marketing

“Ambasadori amerikan në Senegal Tulinabo S. Mushingi, një njeri i jashtëzakonshëm dhe me përkushtim jashtëzakonisht pozitiv në raport me Kosovën”.

“Qytetarët e Kosovës, shteti ynë janë të bekuar që kanë në krah liderin më të fuqishëm të demokracisë botërore”.
“Ambasadorin Mushingi e falenderova sinqerisht për angazhimin e tij dhe qeverisë amerikane në atë pjesë të botës, në mbështetje të shtetit tonë”, shkruan Pacolli në rrjetin social Facebook.

Marketing