Do të bëjmë gjithçka jo vetëm të kuadrit, por edhe sipas standardeve që ta zhvillojmë sistemin e kontrollit të brendshëm financiar publik, sepse është me rëndësi për funksionimin e financave publike, theksoi sot ministri i Financave Dragan Trevdovski.
“Ne jemi vendi i parë në rajon i cili ka bërë strategji për zhvillimin e kontrollit të brendshëm financiar publik. Pas përfundimit të zgjedhjeve hap pas hapi do të punojmë në realizimin e strategjisë”, deklaroi Tevdovski.
Ai theksoi se seriozisht duhet të përforcohet numri i revizorëve të brendshëm në vend.
“Raportet revizore janë të rëndësishme dhe ne bëjmë gjithçka që të përmirësohet funksionimi i sistemit. Mendoj se raportet e tilla edhe sot mund të kontrollohen në Kuvend, por kjo varet nga institucionet e tjera në sistem”, tha Tevdovski.
Në shtet momentalisht punojnë 90 revizorë shtetërorë, të cilët kryejnë revizion në rreth 1.100 institucione publike, ndërsa në pajtim me standardet numri i tyre është për pesëdhjetë më i vogël nga numri i nevojshëm.