Negociuesi nga radhët e VMRO-DPMNE-së për ligjin e ri të prokurorisë publike, avokati Toni Menkinoski sot është thirrur në takim në Ministrinë e Drejtësisë, por ka kërkuar anulim të takimit, pas konsolidimit të qëndrimeve partiake, informuan për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë.
“Menkinovski ishte thirrur në takim sot, por përgjigjja është se ende nuk kanë qëndrime për çështje të caktuara dhe kërkoi anulim të takimit”, thonë nga Ministria.
Ftesa për takimin e sotëm vjen pas deklaratës së Menkinoskit se edhe pse në takimin e fundit me ministren e Drejtësisë Renata Deskoska prejse kanë dorëzuar 65 amendamente për ligjin dhe janë dakorduar të takohen sërish për amendamentet, edhe pse ka kaluar më shumë se një javë ajo nuk i është paraqitur.