Kryetari i Parlamentit grek, Nikos Vucis në një intervistë për gazetën zyrtare “Documento” bën vetëkritikë në lidhje me Marrëveshjen e Prespës dhe se si Qeveria aktuale greke, me gjithë çështjen menaxhonte në brendinë e vendit.
Në pyetjen se a mund që marrëveshjet e nënshkruara gjatë vizitës së Ciprasit në Maqedoninë e Veriut dhe interesi grek për investime mund të kontribuojnë për normalizimin e reagimeve në shoqërinë greke, Vucis thotë se qeveria në vend se t’ia sqarojë marrëveshjen popullit, e vendosi në heshtje me mendimin se punët pozitive të marrëveshjes janë të dukshme, lajmëron korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.
“Udhëtimi i kryeministrit në Maqedoninë e Veriut ishte historik. Çështja maqedonase dhe zgjidhja që erdhi me marrëveshjen kishin ndikim nga më shumë aspekte në shoqërinë greke. Ju prekni një anë. Gjegjësisht si përmes lidhjes ekonomike dhe lajmërimit në sferën e bashkëpunimit në energjinë dhe investimet do të krijohet klimë më ndryshe. Kjo anë është themelore, por kjo nuk mjafton. Sepse, për shkak të vonesës nga ana e qeverisë, në vend se kjo marrëveshje me të vërtetë e mirë t’i sqarohet popullit, e veçanërisht në Maqedoninë greke, në thelb ishte vendosur në heshtje me mendimin se punët pozitive të marrëveshjes janë të dukshme”, sqaron Vucis.
Kryetari i Parlamentit grek, në intervistë e përmend edhe rolin e partnerit të koalicionit të para pak kohësh në Qeverinë greke. Thotë se kur je në koalicion me fuqi politike që për linjë të kuqe e ka çështjen maqedonase, ndërsa kryetari dhe ministri i saj i Mbrojtjes para organizatave ndërkombëtare e shfaq kundërshtimin e tij, “është e qartë se kjo do të sjellë deri në largimin thelbësor të argumenteve pozitive për marrëveshjen”.
“Besoj se ky terren negativ deri në një shkallë u largua përmes debatit të dyfishtë që u mbajt në Parlament, me sqarimet e dhëna gjatë debatit për ndryshimet kushtetuese dhe me iniciativat e kryeministrit grek. Megjithatë, deri në një shkallë të caktuar dhe përsëri do të jem vetëkritik, fakti që lejoi që të bëhen diskutime kundër demokracisë dhe sistemit politik në shkollat për te fëmijët të krijohen perceptime neo-nacionaliste, neo-ksenofobike dhe raciste ky është edhe problemi ynë. Sepse kundër argumente për atë lloj të shtrembërimeve të realitetit nuk ishin të fuqishme dhe të vazhdueshme nga ana jonë”, thekson kryetari i Parlamentit grek.