Ministria e Kulturës i analizoi mjetet e nevojshme për nivelimin, përkatësisht barazimin e rrogave të punonjësve në institucionet në fushën e kulturës sipas veprimtarive në pajtim me marrëveshjet kolektive ekzistuese në nivel të institucioneve.
Grupi i punës i formuar në kuadër të Ministrisë së Kulturës në periudhën e kaluar i bëri llogaritjet për mjetet e nevojshme financiare për nivelimin e rrogave.
Në pajtim me Kodin Zgjedhor, nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve dhe deri në përfundimin e zgjedhjeve presidenciale të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të bëhen pagesa të rrogave, pensioneve, ndihmës sociale ose pagesa të tjera dhe kompensime materiale nga mjetet buxhetore ose nga mjetet e fondeve publike të cilat nuk janë pagesa të rregullta mujore, përkatësisht të gjitha transferet dhe pagesat njëvjeçareose transferet e njëhershme nga mjetet buxhetore ose nga mjetet e fondeve publike, e as të tjetërsohet kapitali shtetëror, e as të nënshkruhen marrëveshjet kolektive.
Duke i pasur parasysh dispozitat e theksuara ligjore, deri në përfundimin e zgjedhjeve presidenciale nuk ekzistojnë parakushte ligjore të përfundojë procedura për nivelimin e rrogave të punonjësve në institucionet në fushën e kulturës.