Marrëveshje për donacion në vlerë prej rreth një milion euro, e cila përfshin disa segmente të sigurisë për modernizim dhe pajisim teknik të disa njësiteve organizuese pranë MPB-së, me theks të veçantë në problematikën emigruese, sot nënshkruan ministrat e punëve të brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke, Oliver Spasovski dhe Jan Hamaçek.
“Përmes Marrëveshjes që e kemi nënshkruar me ministrin Hamaçek, ne vazhdojmë në drejtim të realizimit të qëllimeve të përbashkëta, ndërsa ato janë standardet e larta dhe cilësore të sigurisë në interes të qytetarëve. Mjetet financiare dedikohen për aktivitete të ndërlidhura me përforcim të kapaciteteve të Sektorëve për çështje kufitare dhe emigracion, për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz, si dhe për njësitet e aviacionit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, sqaroi Spasovski.
Policia çeke në vazhdimësi është e pranishme në kufirin tonë jugor nga viti 2016 deri më sot, ku së bashku me pjesëtarët e Ministrisë sonë së bashku realizojnë detyra të sigurimit të rripit kufitar.
Ministri Hamaçek potencoi se Çekia edhe në të ardhmen do të vazhdojë t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut drejt integrimeve euroatlantike dhe potencoi se vizita e sotme është një nga shembujt konkret për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy shteteve.
“Kjo është mënyra më e mirë që të ndihmohet në shkatërrimin e luftës së krimit të organizuar, trafikimit me organe dhe të gjitha problemet, me të cilat përballemi dhe dua t’ju bind se ndihma dhe mbështetja jonë do të vazhdojë edhe më tej”, tha ministri Homaçek.
Ministrat Spasovski dhe Homaçek pas takimit në Shkup u nisën që t’i vizitojnë efektivët e policisë në kufirin jugor që t’u shprehin mirënjohje për kontributin e tyre për garantim të sigurisë.
Lidhur me rrezikun për valë të re të refugjatëve, ministri Spasovski tha se momentalisht situata është stabile dhe potencoi se në këtë krizë ndikojnë shumë edhe lajmet e rreme, të cilat mund të krijojnë situatë të rritjes së lëvizjeve të emigrantëve, si ajo se paradokohe është “hapur ruta perëndimore-ballkanike”. Ministri tha se forcat e policisë të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë kanë reaguar menjëherë dhe se është parandaluar qëllimi i këtillë .