Shfrytëzuesit e ngrohjes qendrore s’do të paguajnë paushallin

Qytetarët e kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore nuk do të kenë fatura më të larta pasi qytetarët e shkyçur u liruan nga pagesa e paushallit. Sipas Komisionit rregullator për energjetikë, Qeveria duhet të gjej mënyrë për ta mbuluar humbjen tek shpërndarësit e ngrohjes qendrore. Rregullatorët apelojnë tek Qeveria, Qyteti i Shkupit dhe operatorët për shpërndarje të ngrohjes që të gjejnë mënyrë të gjithë ata që shfrytëzojnë ngrohje qendrore të vendosin kalorimetra, me mundësi që t’i paguajnë ma këste.

Marketing

KRE mbetet në qëndrimin se konsumatorët e kyçur të fillojë të vendosin pajisje përkatëse apo kalorimetra” -theksoi Marko Bislimovski, kryetar i KRE.

Nga Qeveria thonë se teknikisht nuk mund të vendosen gjithkund kalorimetrat, por thonë se në interes të qytetarët është të vendosen në këtë mënyrë do të dinë sa kanë shpenzuar dhe sa do të paguajnë.

Për momentin nuk kemi mekanizëm që t’i detyrojmë qytetarët e as që duam ta bëjmë. Por, mendoj se të gjitha masat që i ndërmarrim edhe ne edhe Rregullatori, çdokund ku ka mundësi teknike, qytetarët duhet të kuptojnë se është në dobinë e tyre ta zbatojnë këtë masë” -tha Koço Angjushev- zv/ kryeministër.

Sipas Ligjit të ri për energjetikë, instalimi i kalorimetrave është i obliguar vetëm për objektet e reja për të cilin ka filluar procedura për miratimin e lejes së ndërrimit pas hyrjes së ligjit në fuqi. Nga Komisioni njoftojnë se nga 1 gushti, qytetarët do të marrin fatura më të thjeshta për ngrohje qendrore, pasi do të hiqet norma për fuqi të angazhuar të ngrohjes