Qeveria e RMV sot ka paralajmëruar projektin për ndërtimin e pishinave në 14 komuna në tërë territorin. Sipas këtij vendimi pishina për not do të ndërtohen edhe në komuna shqiptare. Çairi, Tetova, Kërcova, Gostivar janë disa nga 14 komunat ku do të fillojë ndërtimi i pishinave të reja.
“Bëhet fjalë për 14-të komuna në të cilën do të ndërtohen pishinat për notë si në Çair, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, ndërsa komunat tjera janë në Shtip, Strumicë, Veles, Negotinë, Prilep, Manastir, Karposh ,Aerodrom, Gjorçe Petrov, Kisela Voda. Qeveria. Gjithashtu Qeveria u ka rekomanduar këtyre komunave që të bëjnë përzgjedhjen e lokacionit dhe më pas duhet të kërkojnë dhe sigurojnë leje për ndërtim.
Realizimi i këtij projekti sipas informatës së Qeverisë do të përfundojë më vitin 2020 ndërsa janë paraparë 200 milion denar . Bëhet fjalë për pishina noti që do të jenë në kuadër të shkollave dhe do të shfrytëzohen nga ana e shkolla përkatëse në komunën konkrete ku parashihet ndërtimi i pishinave. Komunat në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Agjencinë për të ri dhe sport duhet të propozojnë lokacion dhe leje ndërtimi.