Alsat: Shërbimet janë duke verifikuar vendndodhjen e “Gylenistëve” në Maqedoninë e Veriut?!

Shërbimet e sigurisë në bashkëpunim me Prokurorinë Publike janë duke lokalizuar shtetasit turk të cilët po i kërkon Turqia mbi bazën e akuzave për terrorizëm dhe puç shtetëror. Organi akuzës bën të ditur se hetimet po vazhdojnë, duke mos ndarë detaje më tepër.

Marketing

Alsat mëson se në Maqedoninë e Veriut dyshohet të fshihet edhe njëri nga lobuesit relevant të organizatës FETO, angazhimi i të cilit ka qenë sigurimi i fondeve nga burime të ndryshme. Në dosjen e tij nuk ka fakte konkrete për rolin e tij në puçin e 15 korrikut të vitit 2016.