Marrëveshjet me Cipras, Qeveria i ndanë me opinionin

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në ueb faqen e saj nga dita e mërkurë i ka publikuar të gjitha dokumentet e nënshkruara me palën greke, gjatë vizitës së fundit të kryeministrit grek Aleksis Cipras, në Shkup.

Marketing

Nga ueb faqja e Qeverisë opinioni do të ketë qasje në verzionin orgjinalë të Planit Aksional, të nënshkruar kryeministrat Zoaran Zaev dhe Aleksis Cipras, dokument ky i paraparë edhe me Marrëveshjen e Prespës, me strukturë të gjithë bashkëpunimit të ardhshëm në nëntë fusha në fokus të zbatimit të Marrëveshjes.

“Qeveria do të publikojë edhe Memoradumin për bashkëpunim me Bashkimin Evropian, i nënshkruar nga zëvendës-kryeministri Bujar Osmani dhe ministri alternativ i punëbe të Jashtme për çështje evropiane nga pala greke. Me këtë dokument verifikohen të gjitha bashkëpunimet e ardhëshme në raport me shfrytëzimin e fondeve evropiane, bisedimeve paraqasëse dhe “knoë-hoë” që Greqia do t’ia ofrojë Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së”, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Qeveria, po ashtu do t’i bëjë publike edhe memorandumet e nënshkruara për zhvilliim ekonomik, sipas shembullit të memorandumit të nënëshkruar me Gjermaninë, si dhe për bashkëpunim të Ministrisë për Transpor dhe Lidhje.