Kandidatja e Hristijan Mickovskit, Gordana Siljanovska dje në Tetovë, foli kundër përdorimit të gjuhës shqipe. Vetëm një orë më vonë, Mickoski në një intervistë televizive u përpjek ta justifikojë dhe u është drejtuar qytetarëve shqiptarë.
Kështu qëndron në kumtesën e LSDM-së, në të cilën shtohet se Siljanovska edhe një herë tregoi se është kundër konceptit të një shoqërie, se nuk ka qëllim të bëhet presidente e të gjithë qytetarëve, se nuk do t’i bashkojë, por do t’i përçajë qytetarët.
“Me qëndrimet e saj, Siljanovska konfirmon se është pjesë e matricës e Nikolla Gruevskit, matricë e ndarjeve, urrejtje dhe konflikte, matricë e cila me vite e ka mbajtur vendin në izolim dhe pasiguri”, theksohet në kumtesë.
Sipas LSDM-së, Siljanovska dëshiron që të jetë Gjorge Ivanovi i ri, militant partiak, i cili do të punojë sipas drejtimeve nga Budapesti, por qytetarët këtë nuk do ta lejojnë.