Lideri i BDI-së Ali Ahmeti bashkë me bashkë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, bashkëveprimtarin dhe bashkëluftëtarin Ramush Haradinaj, vendosën gurthemelin e qendrës së kujtesës kolektive kombëtare për gjenocidin ndaj popullit shqiptar në Kosovë.
“Sot, bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, bashkëveprimtarin dhe bashkuftëtarin Ramush Haradinaj, vendosëm gurthemelin e qendrës së kujtesës kolektive kombëtare për gjenocidin ndaj popullit shqiptar në Kosovë. E kaluara duhet të kujtohet në mënyrë që asnjëherë mos të harrohet dhe mos të përsëritet” tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti
Nga ana tjetët Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili vendosi gurthemelin, tha se ky muze do të flas kundër harresës dhe kundër mizorisë së njeriut ndaj njeriut.
“Kjo shtëpi do të jetë shtëpi e kujtesës kolektive ku do të vijnë breza e breza, për të mësuar leksionin e parë – sa e e shtrenjt është liria dhe sa dhembje sjell rruga drejt lirisë”.
Këtu u shfaq edhe një ekspozitë me fotografi të ndryshme nga eksodi i kosovarëve i vitit 1999, përderisa u vendos edhe treni si muze.
Ndërsa në një tren tjetër që u nis nga Mitrovica dhe përshkoi rrugën që kosovarët kishin kaluar dy dekada më parë, qytetarë të shumtë kujtuan dëbimin që ua bënë forcat serbe.