Do të ngritët padi penale për mashtrim kompjuterik ndaj 35 vjeçarit T.A. nga Velesi tek i cili gjatë bastisjes është gjetur pajisje për aktivitete ilegale.
“Për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale të mashtrimit kompjuterik, Sektori për krime kibernetike dhe forenzikë digjitale pranë Ministrinë së Punëve të Brendshme sot kontrolloi objektet në të cilat kishte qëndruar T.A., në rrugën “23 tetori” në Shkup dhe në rrugën “Orce Martinov” në Veles. Gjatë bastisjes janë gjetur pajisje që kanë origjinën dhe kanë qenë të lidhura me krime, dy pajisje hyrëse GSM, një pajisje për lidhjen e pajisjes, një pajisje simbox, 38 karta SIM dhe një telefon celular nga i cili aktivizoheshin kartat”, thonë nga MPB.
Departamenti për krimin kibernetike dhe forenzikë digjitale ka ndërmarrë aktivitete shtesë për të përcaktuar nëse pajisjet dhe kartat SIM janë përdorur për aktivitete të tjera të paligjshme.