Kandidatët për zgjedhjet presidenciale sot do të vazhdojnë agjendën e tubimeve dhe takimeve me qytetarët.
Kandidati Blerim Reka i përkrahur nga ASH dhe BESA do të zhvillojë tubim në Veles dhe fshatrat përreth.
Kandidati i partive në pushtet, Stevo Pendarovski do të zhvilloj tubim në Koçan, Makedonska Kamenicë dhe Vinicë.
Ndërsa kandidatja e opozitës maqedonase, Gordana Siljanovska – Davkova do të zhvillojë tubim në komunat Qendër dhe Kisella Vodë të Shkupit.
Kjo është dita e 11-të e fushatës së zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohen më 21 prill.