Kryetari i komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti realizoi takim me kryetarin e OH Kalliri i Mirësisë z. Rufat Sherifi
Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit mes komunës së Sarajit dhe OH Kalliri i Mirësisë në sfera të ndryshme.
Kryetari Bexheti e ka njoftuar z. Rufat Sherifin për projektet që janë realizuar, gjithashtu projektet që janë planifikuar të realizohen, “Komuna e Sarajit është e gatshme që të bashkëpunoj me të gjitha organizatat humanitare për realizimin e ideve dhe projekteve të ndryshme, sidomos kur bëhet fjalë për bamirës theksoi z. Bexheti.
Rufat Sherifi informoi kryetarin Bexheti për aktivitete e shumta që organizon OH Kalliri i Mirësisë në sferën e zhvillimit, edukimit, shëndetësisë dhe humanitet si dhe falënderoi kryetarin për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.
Komuna e Sarajit, gjithmonë do të jetë e hapur për bashkëpunime te këtilla si dhe do të përkrah të gjithë ato që duan të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për jetesë të qytetarëve tonë.