Zaev: Ivanov nuk ka të drejtë të falë

Nuk pres asnjë falje nga ana e presidentit Ivanov, pasi nuk ka bazë ligjore dhe kushtetuese për një hap të tillë. Kështu është përgjigjur kryeministri Zoran Zaev ndaj pyetjes së gazetarëve për ndonjë amnisti të mundshme për të dënuarit e 27 prillit.

Marketing

Ai ka nënvizuar se për shkak të procesit zgjedhor nuk mund të ketë procedura të tilla, ndërkaq në ndërkohë përfundon edhe mandati i presidentit aktual, Gjorgje Ivanov.

“Neni 11 më duket se ishte nga ligji për falje, nuk ekziston, ai është nen i shfuqizuar dhe nuk mund të veprohet sipas tij. Pjesa e dytë, procedurat që zhvillohen nëpërmjet drejtësisë dhe ato mund të arrijnë deri tek presidenti i shtetit, përveç kësaj nuk mund të zhvillohen gjatë kohës së zgjedhjeve, ato janë procedura të ndaluara ndikojnë në procesin zgjedhor, mund të bëhen kur të përfundojnë zgjedhjet presidenciale.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale është më 5 maj, përfundimin zyrtar e shpall KSHZ-ja, në pajtueshmëri me afatet për ankimime dhe raporte përfundimtare, ndërsa mandati i presidentit Gjorge Ivanov është deri më 12 maj, kështuqë nuk pres asnjë falje nga ana e presidentit Ivanov, siç dëgjojmë nga presidenti i ardhshëm se nuk do të bëjë falje, sepse edhe nuk ekziston ndonjë mundësi e tillë ligjore”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.