Haradinaj: Takimi i Berlinit, i rëndësishëm

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka ndonjë parashikim për marrëveshje me Serbinë në takimin e 29 prillit që do të mbahet në Berlin ku do të marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Marketing

Ai tha se do ta shfrytëzojë këtë takim për të shtyrë përpara procesin e liberalizimit të vizave. Në takimin e liderëve të Ballkanit të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Makron, do të marrë pjesë edhe shefja e BE-së Federica Mogherini.