Presidenti amerikan, Donald Trump foli sot për mundësinë e një samiti të tretë me liderin koreanoverior, Kim Jong-un, gjashtë javë pas dështimit të takimit të tyre në Hanoi, Vietnam.
Negociatat mbi denuklearizimin e Koresë së Veriut janë në një pikë të vdekur që prej këtij takimi kokë më kokë në kryeqytetin vietnamez që përfundoi pa përparimin më të vogël konkret.
“Në samit i tretë mund të zhvillohet”, deklaroi Trump pasi priti në Zyrën Ovale homologun e tij koreanojugor, Moon Jae In.
I pyetur për gjeste të mundshme humanitare kundrejt regjimit të mbyllur që është duke u mbytur nga sanksionet e OKB-së në lidhje me programet bërthamore dhe balistike, ai nuk ka përjashtuar asgjë, por pa bërë një deklaratë të saktë.