Paralajmërimi i ekspertit të njohur amerikan: Nuk do të ndodhë shkëmbimi i territorit

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin Daniel Serwer, ka komentuar në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për shkëmbimin e territorit me Serbinë.

Marketing

Serwer, teksa është pyetur për pretendimet e Thaçit, që Kosovës do t`i bashkohet Presheva, Medvegja e Bujanoci e në anën tjetër nuk do të preket veriu, ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Ai ka deklaruar se nuk do të ndodhë shkëmbimi i territorit Kosovë-Serbi.

“Nuk do të ndodhë. Edhe një shkëmbim territori nuk ka të ngjarë”, ka thënë Serwer.

Në këtë intervistë, profesori amerikan ka folur edhe për punën e Gjykatës Speciale, duke thënë se ajo ka prekur politikën në Kosovë. Sipas tij, Specialja po krijon pasiguri të madhe. “Ajo tashmë po prek politikën në Kosovë, ku po krijon një pasiguri të madhe. Do të doja të shihja llogaridhënie, jo pasiguri”, ka theksuar Daniel Serwer.