Siljanovska e VMRO-së “godet” mbi Siljanovskën e LSDM-së dhe PLD-së?!

Kandidati për president nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska në fjalimin para banorëve të Qendrës e akuzoi Qeverinë e LSDM-së dhe PLD-së në vitet e nëntëdhjeta për tranzicionin, ministre që në atë kohë ka qenë mu ajo.

Marketing

Gafë e re, ose taktikë plotësisht e gabuar?!

“Në Maqedoni politikanët dhe menaxhuesit e kësaj qeverie në vitet e 90-ta kanë hëngër qytetarët dhe punëtorët. Brenda natës u krijua një grup oligarkësh e cila nuk dinte çka të bëjë me paratë. Prandaj është shokuese kur socialdemokratët lavdërohen me pasuri enorme”, tha Siljanovska, shkruan CENTAR.mk.

Nga viti 1992 deri më 1994, Siljanovska ka qenë ministër pa resor në Qeverinë e Branko Cërvenkovskit, transmeton MEDIAL.mk.