Në prezencën e ministrit të arsimit z.Arbër Ademi dhe kryetarit të komunës së Çairit z. Visar Ganiu në një prezencë të madhe, sot punonjësit e arsimit në Dibër patën mundësi për një bashkëbisedim, për ndryshimet, përmirsimet dhe ngritjen e nivelit në sferën më të rëndësishme të ardhmërisë, Ministri Ademi premtoi mbështetje të plotë për zhvillimin e arsimit në Dibër, politika të cilat do jenë prioritet i kandidatit Hekuran Duka.
Në bashkëbisedim e sipër u diskutua për problemet konkrete, si psh mosdakordimi i sistemit të kenbrixhit, problemin me përkthimin etj. Ministri theksoi që akoma nuk është marë vendim lidhur me vazhdimin e këtij sistemi, sidoqofte përmendi përparsitë e këtij sistemi, dhe theksoi lëshimet për implementim të plotë të këtij sistemi.
Në Dibër sistemi i shkollimit do të ketë mbështetje të plotë nga ministria këtë sot fuqishëm e potencoi Ministri Ademi i cili theksoi se do të jetë në mbështetje të plotë të kryetarit të tanishëm dhe të ardhshëm të komunës Hekuran Duka, si në ngritjen e nivelit dhe kompletimin të ambijenteve shkollore në aspekt teknik, dhe në çdo aspekt të nevojshëm!