Nesër vendoset për shpalljen e epidemisë së fruthit

Fruthi në vend vazhdon të përhapet. Vetëm gjatë javës së kaluar janë regjistruar gjithsej 126 raste të reja me fruth, me çka numri i të infektuarve arrin në 961 raste.

Marketing

Tanimë është shpallur epidemi në disa qytete të vendit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që epidemia të shpallet në nivel republikan. Për këtë do të vendoset të martën nga ana e Komisionit për sëmundje infektive.

“70 për qind të rasteve janë të lidhura apo janë të paraqitura në epideminë në Shkup. Përveç në Shkup, epidemia e fruthit është shpallur edhe në 5 qytete, si në Kumanovë, Tetovë, Gjevgjeli, Kërçovë dhe Strugë.

Në bazë të asaj se veç më në 20 qytete janë të regjistruar persona të prekur nga fruthi, ka kushte për shpallje të epidemisë në nivel republikan, por atë do ta vendosë Komisioni për sëmundje infektive në mbledhjen që do të mbahet të martën”,- tha epidemiologia, Kristina Stavridis.

Masa kundër mbrojtjes së epidemisë është vaksinimi i domosdoshëm i të gjithë fëmijëve deri në moshën 14-vjeçare që nuk janë vaksinuar dhe i atyre që kanë pasur kontakt me të prekur nga fruthi.
Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në nivel republikan është 19.461 persona.