Turqia dhe BE do të vazhdojnë të ndihmojnë refugjatët sirianë

Turqia dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojnë të japin mbështetje për refugjatët sirianë, tha Christian Berger, shefi i delegacionit të BE-së në Turqi.

Marketing

Gjatë një konference të përbashkët me ambasadorin gjerman në Turqi, Martin Erdmann, në ditën e tretë të vizitës së një delegacioni të BE-së në Antakya në kufi me Sirinë, Berger tha se patjetër duhet vazhduar me përpjekjet për të ndihmuar refugjatët sirianë.

“Qëllimi jonë që nga fillimi është që të mbështesim si komunitetin sirian ashtu edhe komunitetin nikoqir që mbart barrën e strehimit së kaq shumë njerëzve”, tha ai.
“Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë ky konflikt. Prandaj, ne do të vazhdojmë të japim mbështetje (për refugjatët) dhe ne do të vazhdojmë që të jemi plotësisht të vetëdijshëm se edhe Bashkimi Evropian edhe Turqia në këtë drejtim përballen me situatën e njëjtë dhe lundrojmë me anijen e njëjtë”, shtoi Berger.

Nga ana tjetër, ambasadori Erdmann theksoi nevojën për “përpjekje multilaterale” në menaxhimin e krizës siriane, duke thënë se mbështetja e refugjatëve sirianë është “prioritet i lartë” për qeverinë gjermane.

Ambasadori gjerman gjithashtu tha se Turqia dhe vendet tjera në rajon “nuk mund dhe nuk duhet të ngelen të vetëm” në mbajtjen e barrës së rëndë të strehimit të miliona refugjatëve.

Pasi shprehu falënderimet e Gjermanisë ndaj Turqisë për strehimin e një numri të madh të refugjatëve sirianë për një periudhë të gjatë, Erdmann tha: “Gjermani dëshiron të sigurohet se Turqia nuk do ngelet e vetme”.
Turqia aktualisht strehon pothuajse 4 milionë refugjatë të regjistruar, duke përfshirë pothuajse 3,6 milionë sirianë, më shumë se cilido shtet tjetër në botë.