66.000 iPhone përfundojnë në bërllok për tri vjet, kjo është arsyeja

Një raport tronditës zbulon se më shumë se 60,000 iPhone janë dërguar për skrap në tri vjetët e fundit, pasi blloku i aktivizimit kundërvjedhje kishte mbetur i aktivizuar, duke i bërë ata të padobishëm.
Falë një veçorie që lidhet me aplikacionin e sigurisë “Find My iPhone”, një raport i ri thotë se dhjetëra-mijëra iPhone plotësisht funksional përfundojnë çdo vit në skrap.

Marketing

Sipas një raporti nga Grupi për Hulumtime të Interesit Publik, CoPIRG në Kolorado – SHBA, një tipar i quajtur ‘mbyllja e aktivizimit’, i cili ka për qëllim të bllokohet iPhone i përdoruesve në rast se janë vjedhur apo humbur, gjithashtu pengoi 66.000 telefona të ripërdoren gjatë një periudhe trevjeçare, transmeton KosovaPress.

The Wireless Alliance, një strukturë e riciklimit elektronik në të gjithë vendin, e cila është cituar në studimin e grupit, tha se një në katër telefona që morën në vitin 2018 kishte një bllok aktivizimi ende të pranishëm.

Ndërkohë që blloku i aktivizimit synon të pengojë vjedhësit duke i bërë telefonat e vjedhur të papërdorshëm, ka rezultuar në numrin e lartë të telefonave të dorëzuar si të papërdorshëm, duke ndikuar negativisht në mjedisin dhe tregun e telefonave të përdorur, thuhet në raport.

Shumica e përdoruesve mund të dëshmojnë për efektivitetin e Find My iPhone për gjetjen e pajisjeve të humbura, një aplikacion që lejon përdoruesit të gjurmojnë dhe të sigurojnë telefonin e tyre me një hyrje në iCloud duke përdorur vendndodhjen GPS, duke aktivizuar një sirenë për të mbyllur telefonin për çështje sigurie.
Vetëm në SHBA, 416.000 telefona hidhen poshtë çdo ditë dhe shumë prej tyre përfundojnë në deponi, duke dëmtuar ambientin.