Në tubimin electoral të BDI-së në Saraj, kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti, para mbështetësve u shpreh se BDI dhe lideri Ali Ahmeti, ofrojnë koncept politik që do të prodhojë fryte. Ai madje në fjalimin e tij, ju bëri thirje qytetarëve të mos bien pre e manipulimeve folklorike të kreut të ASH-së Zijadin Sela, që po manipulon politikisht pa bazë. Bexheti, tha se Sela në komunën e Strugës koalicion ka pasur me VMRO, e tani po shet kombëtarizim.
“Në mungesë të idesë dhe vizionit, i manipulojnë shqiptarët, për zgjedhjet presidenciale. E kamë një pyete për Zijadin Selën, se më kë e patë koalicionin në nivel lokal për komunë e Strugës, me VMRO-DPMNE-në. Në fshatrat e pastërta maqedonase sa vota ka marr nga VMRO-DPMNE dhe që është legjitime, por është e pa ndershme këtë që e thotë se gjaku.
Ne të gjithë e dim se kush nga vjen. Ne kemi dalë në fushë të mejdanit dhe konkurrojmë koncepte politike, pot ë gjithë e dijnë se nga vjen Ali Ahmeti, e nga vjen Zijadin Sela dhe ju bëjë thirrje që mos të provokoheni emocionalisht. Ne me politikat e Ali Ahmetit jemi të sigurt se e ndryshojmë Sarajin”, u shpreh Blerim Bexheti.
Drejtpërdrejt nga Saraji
Publiée par Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI sur Lundi 15 avril 2019