Instituti Hidrometeorologjik njoftoi se mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 deri 17 gradë celsius.
Shtypja atmosferike bashkë me temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje të lehta.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.