Thaçi: Pendarovski do t’i fitojë zgjedhjet – shqiptarët s’kanë shansa

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, ka treguar arsyen pse partia e tij dhe BDI nuk e mbështesin kandidatin shqiptar, Blerim Reka, për president të ardhshëm.

Marketing

Ai tha se sipas asaj që ka kuptuar nga ndërkombëtarët nuk ka shanca që një kandidat shqiptar ta ketë postin e presidentit.
Kjo fjalë historike është banalizuar shumë. Mendoj se zgjedhjet presidenciale janë jetike për të ardhmen e Maqedonisë. Maqedonia është në një proces të rëndësishëm dhe hap vendimtar drejt rrumbullakësimit të anëtarësimit në NATO. Kur flet sot kjo duket e lehtë por jo për një njeri që është që 28 vjet me gjithë ato ndërhyrje nga jashtë nga faktorë të rëndësishëm siç është Rusia dhe të tjerë.

“Kjo është tepër e rëndësishme dhe nga profesioni i mjekut po e shpjegoj kështu; Maqedonia 30 vjet ka qenë në terapi intensive, si një pacient që gjithmonë e ka shëndetin kritik. Terapia e fundit, Marrëveshja e Prespës ajo për ndryshimin e emrit janë terapia më e fuqishme, por kjo ende s’ka përfunduar. Zgjedhjet presidenciale janë rrumbullakimi i terapisë që Maqedonia definitivisht të ketë një orientim drejt NATO-s dhe perëndimit”.

“Për ne shqiptarët sukses historik është beteja që e kemi pasur këto 28-9 vjet gjithmonë duke filluar nga aksioma e Arbën Xhaferit që tha se nuk mund të tolerojmë ngritjen e një shteti etnik. Maqedonasit e shekullit 21 në një vend ku ka afërsisht 40 për qind shqiptarë, vetë ndryshimi i emrit nga Maqedoni në Maqedoninë e Veriut nënkupton që tendenca e krijimit të shtetit etnik, të maqedonasve sllavë, është pas tanimë”.

“Presidenti i Maqedonisë nuk ka shumë kompetenca kushtetuese dhe ligjore, mirëpo me kushtetutë është komandant i forcave të armatosura. Procesi politik, votimi në parlament dhe ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësimin e plotë nëpër parlamentet e vendeve të NATO-s përfundon, vijnë çështjet e aspekteve administrative të ushtrisë ku presidenti do të ketë një rol të jashtëzakonshëm në nënshkrimin e këtyre proceseve dhe ne tani kemi një president që i refuzon këto”.

“Unë mendoj se për shqiptarët duhet të jetë shumë e rëndësishme kjo fitorja e parë që thashë. Ne nuk e kemi atë komoditet të sillemi me një ‘qallam’ shumë të madh sepse deri këtu kemi ardhur me ndihmën e madhe të SHBA-ve dhe BE-së”.
“Unë kam vërejt mesazhe të koduara dhe direkte të këtyre faktorëve, se këta janë shumë të interesuar Pendarovksi do të jetë president i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut”.

Thaçi në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se që të fitojë një kandidat shqiptar duhet të ketë marrëveshje politike të koalicionit.

“Maksimalisht jam munduar të jem i kujdesshëm. Në rend të parë përmes matematikës nuk ka shanca teorike të fitojë një kandidat shqiptar. Mënyra për të fituar një kandidat shqiptar është përmes marrëveshjes politike me partnerët e qeverisjes, mundësisht vota për zgjedhjen e presidentit të bartet në parlament”.

Marketing