Insigne kërkon largimin nga Napoli

Dashuria e tij për klubin është e paprekshme, por raportet nuk janë më ato idiliket, që karakterizonin Lorenzo Insignen dhe skuadrën e Napolit muaj më parë.

Marketing

Ndonjëherë divorcet bëjnë shumë mirë, e këtë po e kupton futbollisti i skuadrës jugore, që me të gjitha gjasat do të veshë një fanellë tjetër në fundin e këtij sezoni.

Pa polemika apo përplasje me drejtuesit, lojtari shtatshkurtër ka udhëzuar agjentin e tij të ulet në tavolinë me hierarkinë drejtuese të Napolit, por jo për të gjetur dialogun.

Lorenzo Insigne kërkon të provojë një aventurë tjetër, të shkojë diku ku mundësitë për trofe të jenë më të mëdha, e të ndryshojë ambientin që duket se nuk i pëlqen më teknikat e tij, madje edhe e konteston si rasti i fundit në “San Paolo”.
Sulmuesi lidhet nga një kontratë me Napolin që ka kohëzgjatje deri në vitin 2022, përmes së cilës paguhet 4.6 milionë euro në sezon, dhe presidenti De Laurentiis shpreson që shitja e tij t’i sjellë shumë fitime. Por, për momentin ofertat mungojnë.

Nuk ka asnjë klub të gatshëm të paguajë 80 deri në 100 milionë euro për Lorenzo Insignen, e për këtë është thirrur në skenë mjeshtri i transferimeve, superagjenti Mino Raiola, që synon të gjejë shpejt një zgjidhje. Kushti i vetëm i Napolit është që Insigne të mos transferohet në një ekip tjetër brenda Serie A.

Marketing