Mediat greke për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Mediat greke në tekstet e dedikuara për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, theksin e vendosin në jehonën e vogël dhe në dallimin e vogël mes Pendarovskit dhe Siljanovska Davkova.

Marketing

“I pari, por në kufi Stevo Pendarovski për president të shtetit”: “Maqedonia e Veriut:Në rrethin e dytë zgjedhjet për president, fituese jehona e vogël”: “Triler zgjedhor në Shkup – gati të barazuar Pendarovski dhe Siljanovska”;”Maqedonia e Veriut: Gati janë barazuar numri i votave për Pendarovskin dhe Siljanovskën”; “Zgjedhjet presidenciale në Shkup – jehona e vogël dhe pozicioni i shqiptarëve çelësat për rrethin e dytë”; “Me jehonë shumë të vogël u mbyllëm vendvotimet në Shkup”, janë disa nga titujt në artikujt onlanj të mediave greke për rrethin parë të djeshëm të zgjedhjeve presidenciale.

“Dy kundërshtarët kryesorë, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska, në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, që u mbajtën dje, janë gati së të barazuar, shkruan në fillim të tekstit agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, tekst të cilin e morën një numër i madh i mediave të tjera. Në vazhdim, janë transmetuar rezultatet nga KSHZ-ja, por edhe deklaratat e të dy kandidatëve të cilën hynë në rrethin e dytë.

“Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, më 5 maj do të sqarohet pasqyra për atë se kush do të jetë presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, sepse në votimin e djeshëm me numër të barabartë të votave ishin “i zgjedhuri” i Zoran Zaevit, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska nga partia e VMRO-DPMNE-së, shkruan portali informativ “In”, ndërsa në vazhdim shton se rolin kryesor të zgjedhje të djeshme e kishte jehona e vogël dhe komenton se “një numër i madh i votuesve nga të gjitha partitë ia kthyen shpinën kandidatëve në zgjedhjet presidenciale, duke dërguar porositë e tyre”.

Në fillim të tekstit të sajtit të gazetës “Katimerini”, komenti është se Pendarovski ka fituar në rrethin e parë, por me dallim të vogël.“Jehona e vogël lëvizte si edhe në referendumin e shtatorit për Marrëveshjen e Prespës, shumë e vogël, duke pasur parasysh atë se në procesin zgjedhor morën pjesë 42% e trupit votues, përqindje që është historikisht e ulët për zgjedhjet presidenciale”, shkruan “Katimerini”.

“Jehona e madhe dhe barazimi i numrit të votave të dy kundërshtarëve kryesorë, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska, ishin karakteristikat kryesore në rrethin e  parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, që u mbajtën të dielën”, shkruan “Naftemboriki”.

“Epërsia e vogël e “të zgjedhurit” të Zoran Zaevit, Stevo Pendarovski dhe jehona e vogël, ishin karakteristikat kryesore të rrethit të parë të zgjedhjeve në zgjedhjet presidenciale në Shkup, shkruan edicioni onlajn i gazetës “Proto Tema”.

Prej herët në mëngjes, rezultatet e zgjedhjeve në pjesën më të madhe të edicioneve onlajn të mediave janë tema e parë dhe kryesore, ishin përmendur në emisionet informative të mëngjesit në televizionet greke, ndërsa u hasën edhe në faqet e para të gazetave të sotme”.

Në gazetën “Etnos”, teksti është me titullin “Zgjedhjet presidenciale-triler në Shkup”, “Efimerida ton sindakton”, shkruan “Maqedonia e Veriut: Jehonë e vogël në zgjedhjet presidenciale”, ndërsa titulli në gazetën “Eftelios tipos” është “Porosi e dyfishtë zgjedhore për Zaevin – jehona e vogël 60% dhe beteja triler me kandidaten e VMRO”.

Mediat greke edhe dje raportonin për zgjedhjet presidenciale, si në lajmet e televizioneve, ashtu edhe në edicionet onlajn.