Chelsea është duke e kërkuar qysh nga tani zëvendësuesin e Eden Hazard, që do të kalojë te Real Madrid.
Skuadra londineze është duke tentuar ta transferojë Philippe Coutinhon nga Barcelona, por vetëm nëse i anulohet dënimi nga FIFA nga dy afate mos transferime të lojtarëve
Anësori brazilian ka dështuar ta tregojë veten te skuadra katalonase, andaj këta të fundit i duan 120 milionë euro nga shitja e tij.
Coutinho e di se nuk do të ketë më vend te Barcelona, andaj shumë lehtë mund ta pranojë transferimin te Chelsea.