Policia jep detaje pë vrasjen e dyfishtë në afërsi të Opajës së Kumanovës

Policia ka dhënë detaje për vrasjen e dyfishtë në fshatin Mateç të Kumanovës. “Policë nga stacioni policor në  fshatin Mateç, në vendin e quajtur ‘bunari i Sllupçanit’, kanë gjetur një makinë të tipit opel astra me targa të Shkupit, ku u gjetën dy persona pa shenja jete. Ngjarja është shënuar në orën 22 e 40.

Marketing

 

Prokurori publik dhe ekipi i SPB Kumanovë, kane dalë në vendin e ngjarjes dhe pas hetimeve kanë konstatuar se një person i panjohur ka vrarë me armë zjarri një 47 vjeçar dhe djalin e tij 9 vjeçar, që të dy nga fshati Opajë, ka deklaruar zëdhënësi i MBP-së, raporton Tv SHENJA.

Prokurori publik ka dhënë urdhër për të bërë autopsinë e dy trupave të pajetë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e arsyes dhe rrethanavë të vrasjes.