Zaevi kërkon përgjegjësi politike dhe profesionale nga funksionarët

Kryeministri Zoran Zaev kërkon përgjegjësi politike dhe profesionale nga funksionarët pas indikacioneve të djeshme të Komisionit Anti-Korrupsion për ndikimin e nepotizmit gjatë punësimeve të caktuara, ndërsa njëkohësisht ka bërë thirrje për tërheqjen urgjente nga vendet e punës të personave të cilët janë punësuar në atë mënyrë.

Marketing

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Zaevi ka potencuar se Komisioni Anti-Korrupsion ka treguar se është sistem dhe se përfundimisht kemi sistem që funksionon pa marrë parasysh nëse kjo u pëlqen politikanëve apo jo.

“Gjithsesi secili ka të drejtë të ankesës, të komentit. Ky është sundim i së drejtës. Kjo që është me rëndësi se përfundimisht kemi sistem që funksionin. Kjo mundet neve politikanëve të na pëlqejë apo jo, Antikorrupsioni ka dëshmuar se ka sistem. Atje ka komente konkrete ku nuk ka nepotizëm, ndërsa kemi edhe komente konkrete ku ka pasur ndikim për nepotizëm. Prej këtu kërkoj tërheqjen dhe drejtpërdrejt, si kryetar i Qeverisë, u jap urdhër institucioneve qeveritare që personat të cilët janë punësuar në atë mënyrë menjëherë t’u ndërpriten marrëdhëniet e punës dhe të tërhiqen mbrapa. Kërkoj përgjegjësi politike dhe profesionale nga të gjithë ata”, tha Zaev.

Siç theksoi deri më 5 maj nuk mund të shkarkoj ministra sepse ka ndalesë ligjore.

“Për shkak të kësaj them se kërkoj përgjegjësi politike dhe profesionale. Deri më 5 maj ka ndalesë për shkarkime dhe emërime”, deklaroi Zaevi para fillimit të tryezës së rrumbullakët: Sfidat dhe efektet ekonomike nga integrimi euroatlantik, në organizim të Institutit për Strategji dhe Zhvillim.