Gjykatësi Kiro Zdravev është zgjedhur kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor. Për Zdravev në seancën e sotme të Këshillit me unanimitet votuan të gjithë 12 anëtarët.
Zëvendësi i tij është zgjedhur Selim Ademi, i cili ka marrë 11 vota “pro”, ndërsa një fletëvotim ka qenë i pavlefshëm .
Gjykatësi Zdravev është anëtar i Këshillit Gjyqësor që në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa funksionin kryetar të Gjykatës do ta kryejë në dy vitet e ardhshme.
Kryetarit të deritanishëm të Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski mandati i përfundon nesër.