Mbrojtësi i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, kishte një dëmtim që u mendua se do ta bënte të humbiste sezonin, pasi kishte krisje në kocka.
Shtatlarti që luan për Ingolstadt është rikthyer në stërvitje me skuadrën. 32-vjeçari ka marrë ngarkesën e plotë dhe është gati për të luftuar për një vend në formacion.
Trajneri Tomas Oral foli në lidhje me rikthimin e senatorit në formacion në ndeshjet e ardhshme.
Numri një i stolit nuk do ta aktivizojë, pavarësisht se shqiptari është i rëndësishëm.
Inglostad do të luajë fatet e sezonit në ndeshjet e mbetura, pasi momentalisht ndodhet në vendin e parafundit që të hedh nga Kategoria.
“Ne duhet të respektojmë atë çfarë ka ndodhur në javët e kaluara dhe nuk duhet të ofendojmë të tjerët. Djemtë që kanë luajtur meritojnë të jenë në fushë. Nuk kam asnjë arsye të ndryshoj diçka, pasi ata janë harmonizuar mirë”, u shpreh ai.