Kiracovski: Motra dhe vjehrra ime tërhiqen nga vendet e punës

“Nuk kam ndikuar në punësimin e motrës dhe vjehrrës sime, por do të respektoj konkluzionet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, deklaroi sekeretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, pas vendimeve të Komisionit për punësime familjare.

Marketing

Ai paralajmroi se familjarët e tij do të tërhiqen nga postet, edhe pse siç tha, nuk ka ndikuar në punësimin e tyre.

“Nga vendi i punës, i cili nuk ka aspak të bëjë me nepotizëm, tërhiqet motra ime, Mirjana Josifofska dhe nëna e bashkëshortes sime. Me vullnetin e tyre, si vendim i tyre personal. Privilegjet, politizimi dhe nepotizmi nuk janë vlera të LSDM-së, por jo vetëm nuk janë as vlerat e mia”, thekson Kiracovski, transmeton Koha.mk

Kiracovski pret që Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të ngre procedurë edhe për punësimet e shumta partiake të VMRO-DPMNE-së dhe nepotizmin, siç shprehet ai, që e përhapën në përmasa të papara.

“Çdo gjë tjetër do të ishte diskriminimi i qytetarëve. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të ndërtojmë një shoqëri të drejtë”, thotë Kiracovski.