Studentët u mësuan me një mësim të ashpër pasi u kapën duke kopjuar me telefona në klasë dhe u detyruan që t’i shkatërrojnë ata.
Ne të gjithë jemi fajtorë që shkojmë me telefonat tanë në shkollë. Edhe nëse e ke fshehur taktikisht telefonin tënd nën një libër ose nëse je njeri nga ata që rrezikon të futesh poshtë nën bankë për të dërguar mesazh, rregulla pa telefon është bërë për tu thyer.
Por fëmijët që morën përsipër këtë rrezik në një shkollë u penduan, pasi mësuesit i detyruan ata që t’i shkatërrojnë telefonat e tyre në prezencë të publikut të gjerë.
Pamjet shfaqin studentët e sikletosur duke iu afruar një skene të madhe me telefonat e tyre dhe me nje çekan të madh.
Një nga një, ata u detyruan të shkatërrojnë telefonat e tyre, të cilët gjithsesi ishin të shtrenjtë. Megjithatë, njëri nga studentët vendosi që të futet furishëm. Nëse duhet ta shkatërrosh telefonin tënd atëherë bëje duke u zbavitur.
Studenti kapi çekanin dhe filloi ta godiste telefonin e tij pa ndërprerë, duke e menaxhuar goditjen sikur nuk kishte ndonjë telashe tjetër dhe shihet se u mundua që ta bëjë atë sa më mirë.
Videoja që u bë virale në rrjetet sociale ka marrë 155.000 shikime, dhe u komentua shumë nga ata që e panë.