Anëtarët e Rijasetit të BFI-së mohojnë pjesëmarrjen në mbledhjen e Buzakut

Anëtarët e Rijasetit të BFI-së deklarohen zyrtarisht se nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen mbi bazën e të cilës Gjykata Themelore Shkupi 2 ka sjell vendim për shkarkimin e Sulejman Rexhepit nga kreu i BFI-së dhe emërimin e Skender Buzakut në vendin e tij. Deklaratat e tyre, duke filluar nga Sulejman Rexhepi dhe anëtarët tjerë janë noterizuar dhe do të përdoren si dëshmi në procedurën e ankesës ndaj vendimit të shkallës së parë.

Marketing

Me përgjegjësinë e plotë morale, materiale dhe penale deklaroj se asnjëherë deri më tani në këtë institucion dhe organin e tij më të lartë-Rijasetin, nuk kamë dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Reis Ul-Ulema i BFI-së – tha Sulejman Rexhepit, Kryetar i BFI-së.

Skender Buzaku kërkon që Sulejman Rexhepi të largohet nga pozita dhe më pas të ankohet. Buzaku pretendon se mbledhja e Rijasetit është mbajtur por pa dhënë detaje për vendndodhjen, duke shtuar se anëtarët e Rijasetit kanë ndërruar qëndrimin si pasojë e kërcënimeve nga Rexhepi.

Të gjitha aktet e brendshme janë respektuar në mënyrë demokratike. Nëse ka ndonjë ankesë mund të bëj ankesa private apo tjera, por sipas vendimit gjyqësorë ai duhet të lëshojë pozitën dhe më pas të verifikohet se si ka vijuar e tërë procedura – tha Skender Buzaku.

Ditë më parë BFI shpalosi të gjitha dyshimet për të cilat thonë se janë dëshmi për falsifikimet që i ka bërë Skender Buzaku. Sipas tyre, Buzaku ka falsifikuar procesverbalin, nënshkrimet e anëtarëve të Rijasetit, vulat dhe regjistrat e BFI-së si dhe deklaratën e Rexhepit për dorëheqjen e tij. Vendimi i fundit i Gjykatës u publikua edhe në Gazetën Zyrtare. BFI një vendim të tillë e cilësoi puç, ndërsa vendimin e gjykatës e quajti të motivuar politikisht.