Me rastin e festës së krishterë E premtja e madhe, kandidati për president Stevo Pendarovski së bashku me familjen ishte për vizitë në Manastirin e Markos në vendin e banuar “Markova sushica”.
Gjatë vizitës, Pendarovski dërgoi porosi për pajtim, unitet dhe mirëqenie në ditët e pashkëve në vijim.
“Në këto ditë kur i jemi dorëzuar paqes shpirtërore dhe qetësisë personale, të dërgojmë porosi se toleranca, miqësia, respektimi i ndërsjellë dhe ndihma nuk janë vetëm krishtere, por edhe vlera njerëzore universale. Vetëm me respektimin e këtyre vlerave edhe sot dhe secilën ditë të vitit, mund të krijojmë shoqëri e cila siguron paqe dhe mirëqenie për të gjithë. Vetëm nëse ndihmohemi dhe kuptohemi mes vete mund të shkojmë së bashku përpara drejtë së ardhmes më të mirë për ne dhe për gjeneratat e ardhshme”, porositi Pendarovski.