Këto pamje janë xhiruar në vendin ku disa automjete u shkrumbuan nga flakët pas një aksidenti masiv në një nga autostradat në hyrjen jug-perëndimore të Denverit.
Autoritetet flasin për disa të vdekur edhe pse numri i tyre i saktë ende nuk është bërë i ditur. 10 është ai i të lënduarve që po kurohen në spitale me plagë të rënda.
Në aksident u përfshinë 12 vetura dhe 3 kamionë. Dëshmitarët thanë se fillimisht, njëri prej kamionëve që shkaktoi aksidentin tragjik po lëvizte në mënyrë të pakontrolluar dhe me shpejtësi të madhe në korsitë e emergjencës.
Gjatë xhirimeve dëgjohen edhe shpërthimet e automjeteve të përfshira në aksident. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Dyshimet janë se kamioni mund të ketë pasur probleme me frenat ose shoferi ka qenë në gjendje të dehur.