Agjencitë e afërta me VMRO-n manipulojnë opinionin

Instituti për hulumtimin e opinionit publik i VMRO-DPMNE “Market Vizion“ po manipulon opinionin. Rezultatet e fundit të publikuara nga Anketa e këtij Institut i nxjerr fitues kandidaten e VMRO-DPMNE-së Gordana SIljanovska dhe Aleancën për shqiptarët, si parti e cila ka rritje të rejtingut në bllokun politik shqiptarë.

Marketing

Qartë duket se pas PAVELL SHATEVIT tani Market Vizion, dy Agjenci tw afwrta me VMRO-DPMNE manipulojnë me rezultatet nga hulumtime të ndryshme me qëllim që votat e shqiptarëve në raundin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale të shkojnë për kandidaten Siljanovska. Instituti Market Vizion lavdëron Aleancën për shqiptarët se gjoja kjo parti ka rejting më të lart te popullata shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Me këtë fillon bashkëpunimi i VMRO-s dhe Selës për të ndikuar te votuesit shqiptarët që të mbështesin SIljanovskën, një kandidate e cila është kundër shqiptarëve dhe integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike.

“Nuk janë të vërteta rezultatet e tilla duket qartë se ka për qëllim manipulim dhe defokusim të shqiptarëve në prag të zgjedhjeve presidenciale. Vota e shqiptarëve në raundin e parë nuk mund të matet sepse ka pasur një kandidat shqiptar në raundin e dytë dhe shqiptarët pa mare parasysh përkatësin partiake kanë mbështetur kandidatin e vetëm shqiptarë”, theksojnë njohësit e kësaj fushe.

Por, është shumë e qartë se qytetarët shqiptarë I kanë kuptuar këto lojëra të forcave kundër NATO-s dhe BE-së. Shqip trarët e Maqedonisë së Veriut janë të përcaktuar pro vlerave evropiane dhe vlerave të NATO-s.