Ivanov uron Pashkët për të fundit herë si kryetar shteti

Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve. Kjo është hera e fundit që Ivanov uron besimtarët në mandatin e tij si kreytar shteti.

Marketing

Në urimin e tij, Ivanov thotë se me vdekjen fizike të Krishtit, Zoti na pajtoi me veten dhe na çliroi nga pasojat e mëkateve dhe gabimeve.

Sipas tij, kjo festë është e veçantë sepse festohet në prag të vizitës së Papa Françeskut në Shkup.

Ivanov thekson se vizita është thellësisht e rëndësishme dhe nxit ripërtëritjen shpirtërore të Maqedonisë, popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë.

Kryetari kërkon nga qytearët që këto ditë të kalohen në qetësi, paqe dhe të kenë shëndet