Pendarovski: VMRO-DPMNE dhe Siljanovska nuk e dënuan ndërhyrjen në Kuvend

Para dy vitesh në këtë ditë kishim një nga episodet më të shëmtuara në historinë e Republikës së Maqedonisë moderne. Atë ditë është organizuar ndërhyrje në Shtëpinë më të lartë ligjvënëse ku partia e atëhershme në pushtet tentoi të pengojë transferimin e qetë të pushtetit. Partia që atëherë e organizoi këtë, VMRO-DPMNE dhe kandidati i saj për president Gordana Siljanovska as atëherë, as edhe në dy vitet e kaluara, nuk thanë asnjë fjalë për të dënuar aktin që turpëroi Maqedoninë dhe e renditi në vendet ku ato raste praktikohen në mungesë të paqes bazike dhe sigurisë për qytetarët.

Marketing

Këtë sot e tha kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski i cili tha se atë ditë pësuan deputetë, gazetarë, të punësuar në Kuvend.

“Një pjesë e njerëzve të cilët u futën kanë marrë aktvendime gjyqësore për disa prej tyre procedura është në vijim. Ajo që është me rëndësi është se mendoj që duhet në këtë kontest zgjedhor në prag të rrethit të dytë të potencohet se nuk dëgjuam dënim politik, apo nga aspekti njerëzor i kandidatëve të cilët edhe tani e kërkojnë besimin në prag të 5 majit, rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale”, ka thënë Pendarovski.

Në Evropën moderne ka shtuar ai, një akt i tillë nuk është vërejt në shekujt e kaluar.

“Ne ishim shteti i parë në Evropë i cili e bëri atë, ndërsa dhe sot e kësaj dite e kërkojnë besimin tuaj mbi platformën e njëjtë, mbi postulatet e njëjta politike, duke thënë se duan përsëri të vijnë në pushtet dhe duke u betuar në të drejtën dhe drejtësinë. Të nderuar qytetarë të gjithë ata floskula, të gjithë ata fraza për drejtësi do të vlenin vetëm nëse në këtë rast Siljanovska dhe partia që e mbështet e dënojnë këtë akt dhe të thonë se nga ata njerëz që e organizuan atë, ne të gjithë duhet të turpërohemi. Kjo është shumë më me rëndësi se ajo kush do të merr mandatin, nga mandatet e deputetit, mandatet e këshilltarit dhe nga numri i votave që do të marrim. Kjo është bile më me rëndësi se ajo nëse do të marrim datë për negociata ose nuk do të marrim datë për negociata në qershor”, ka thënë Pendarovski.