Dehari ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e Pashkëve

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari i ka uruar besimtarët ortodoks të komunës, me rastin e festës së Pashkëve.

Marketing

“Në këto ditë festive kam kënaqësi të veçantë të gjithë qytetarëve ortodoks të Komunës së Kërçovës t’ua uroj festën më të madhe të Pashkëve. Ju dëshiroj këtë ditë ta kaloni në shëndet të mirë, mirëqenie dhe fat, duke ndarë dashuri dhe ngrohtësi me më të afërmit dhe të mbushur me paqe”, thuhet në urimin e Deharit.