Persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në një shtëpi në Graqanicë dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë euro para të gatshme dhe stoli ari me vlerë rreth 2.500 euro.
Sipas Policisë, rastin e ka raportuar pronari i shtëpisë, nga komuniteti serb, ndërsa, rasti është duke u hetuar në mënyrë intesive nga njësitet relevante policore.