Në një intervistë për Alsat ish prokurori Aleksandar Nakov thotë se Prokuroria ka dështuar në rastin e 27 prillit. Shprehet i pakënaqur me procesin gjyqësor.
I pyetur për kërkesën e të dënuarve që të falen nga presidenti Ivanov, ish prokurori Nakov nuk beson se presidenti në largim do t’i falë autorët.
Në një rast të tillë ai mund të përgjigjet penalisht.