Milani merr vendimin për trajnerin Gatuso

Menjëherë pas ndeshjes Torino-Milan 2-0, drejtuesit kuqezi (Leonardo, Maldini dhe Gazidis) kanë zhvilluar një takim , plot 1 orë e gjysmë në lidhje me të ardhmen e trajnerit Xhenaro Gatuso. Leonardo dhe Gazidis kanë pasur një videokonferencë “Sky” me krerët e Elliott, më saktësisht me Gordon Singer, të birin e Paul Singer, pronarit të Elliott.

Marketing

Duke qenë se altenariva për të marrë Milanin për katër ndeshje nuk ka dhe ata që janë nuk bindin (Federico Giunti, trajneri i ekipit të të rinjve), atëherë do të vazhdohet me “Rinon”. Në fund të sezonit, Gattuso, edhe me Champions, do të largohet.