Zaev-Mogerini: Nevojitet mbështetje për vendin në rrugën drejt eurointegrimit

Për stabilitetin e rajonit dhe posaçërisht për përfitimet e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë pas Marrëveshjes së Prespës, është e domsodoshme vendi të mbështetet dhe të vazhdojë edhe më shpejtë në rrugën drejt eurointegrimit të pritur, u dakorduan kryeministri Zoran Zaev dhe kryetarja e Komisionit evropian dhe përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini në takimin në margjina të konferencës së sotme të shefave të shteteve dhe qeverive për Ballkanin Perëndimor në Berlin.

Marketing

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, Marrëveshja e Prespës, gjatë bisedës u potencua sui shembull i suksesshëm dhe lajm i jashtëzakonshëm i cili rajonin e dërgon drejt Evropës, ndërkaq u potencua edhe se Konferenca e sotme, mes tjerash, ka për qëllim t’i festojë përfitimet për rajonin nga Marrëveshja.

Në takimin në të cilin mori pjesë delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, në përbërje të të cilit janë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ceket, u përshëndet rrethi i parë i suksesshëm i zgjedhjeve presidenciale dhe u shprehën bindje se ekzistojnë kushte për rreth të dytë të suksesshëm dhe për përmbushjen e cenzusit të nevojshëm për rrethin e dytë.

Si rezultat pozitiv në fushën e integrimit të brendshëm të Maqedonisë së Veriut u potencua dialogu i vendosur politik mes pushtetit dhe opozitës gjatë miratimit të ndryshimeve kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës, si dhe për ligjet reformuese me të cilat përmirësohet puna e institucioneve dhe vendosen standarde evropiane në vend, qëndron në kumtesë.