Sulmoi policin, privohet nga liria 49 vjeçari nga Tetova

Mbrëmë rreth orës 01.00, në rrugën “Ilindenska”, në Tetovë pjesëtarët e policisë kanë ndaluar 49 vjecarin J.S nga Tetova i cili ka kundërshtuar të legjitimohet dhe ka filluar të ikë.

Marketing

Nëpunësit policorë pasi që kanë arritur ta ndalojnë J.S ka filluar në mënyrë fizika të sulmoi njërin nga nëpunësit policorë, J.S më pas është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policorë të Tetovës për zbardhjen e plotë të rastit.

“Mbrëmë rreth orës 01.00, në rrugën “Ilindenska”, në Tetovë, pjesëtarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë ndaluar 49 vjeçarin J.S nga Tetova i cili ka kundërshtuar të legjitimohet dhe më pas ka filluar edhe të ikë. Pasi pjesëtarët e policisë e kanë kapur dhe gjatë tentimit për ta privuar nga liria e ka sulmuar njërin nga policët. Personi J.S menjëherë është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor të Tetovës, për zbardhjen e plotë të rastit”, njoftoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski.